FOTO/ ‘Nëna ime u sëmur rëndë’, pse u shformua Rama para gazetarëve

Kryeministri Edi Rama bëri vaksinën e tretë të koronavirusit, por ajo që ra në sy ishte gjendja e tij para, gjatë vaksinimit dhe më pas kur foli para medieve. Ai ishte shumë i tensionuar gjatë gjithë kohës dhe pati një përplasje të fortë me gazetarët, të cilët i quajti injorantë.

Rama kërcënoi qytetarët se nuk do paguhen dhe do u mbyllen dyqanet dhe lokalet nëse nuk vaksinohen. Por kulmi arriti kur një gazetar i tha se nëna e tij e vaksinuar ishte sëmurë rëndë. Rama deklaroi se gazetarët nuk do të lejohen as në konferenca për shtyp nëse nuk janë vaksinuar.

Gazetari: Nëna ime ishte vaksinuar dhe u sëmur rëndë. Kam paguar 1 milionë e gjysmë lekë për trajtimin e saj.

Si nuk të vjen zor që bën këtë debat këtu? Ja, kjo është injoranca dhe marrëzia, e cila bëhet propagandë. Kjo është injorancë e madhe sepse është thënë se vaksina nuk të mbron nga infektimi, shikoni shifrat sa janë këta, dhe sa janë ata që janë vaksinuar dhe janë të mbrojtur.