Pfizer: Do vaksinohemi rregullisht për shumë vite! Shpërthen revolta

Kreu i kompanisë Pfizer i tha BBC se njerëzit me shumë gjasë do të duhet të marrin vaksinat kundër Covid edhe për shumë vite në vazhdim.

Dr. Albert Bourla tha se kjo do jetë e nevojshme për të ruajtur një nivel të lartë mbrojtje ndaj virusit.

Ai tha se këto vaksinime do jenë të përvitshme, ndërsa shtoi se do të ketë përditësime të vaksinës për t’iu përshtatur çdo mutacioni. Aktualisht po punohet për një përgjitje ndaj variantit Omicron.

Por shumë organizata shëndetësore të bamirësisë kanë shpërthyer me zemërim ndaj këtyre komenteve.

Ata thonë se kompanitë Pfizer dhe Moderna po përfitojnë në kurriz të pandemisë. Sipas BBC, këto shoqata thonë se kjo gjë është imorale.

Pfizer pritet të fitojë sivjet të paktën 35 miliard dollarë vetëm nga shitja e vaksinave të Covid. Aksionet e saj në bursa kanë shpërthyer.

Zoti Bourla nuk kërkoi falje për fitimet, por tha se qëllimi final është që të shpëtohen miliona jetë njerëzish. “Ne i kemi kursyer ekonomisë globale triliona dollarë,” tha ai.