VIDEO/ Berisha akuza Bashës: Po mbledh firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zv/ministra në kabinetin e Ramës

Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi nga 'Foltorja' e Tropojës Lulzim Bashën se po përpiqet të mbledhë firma për Kuvendin duke ofruar poste drejtorësh, zv.ministrash në qeverinë e Edi Ramës. 

"Dy ditët e fundit peng-kryetari me një grusht vasalësh, determenësh dhe të tjerë po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh, zëvendësministrash, në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i fundit i turpit të tyre. Le t’u themi futuni në qeveri si tradhtarë por do t’u përmbysim së bashku me ta në një kohë sa më të shkurtër. Ne jemi në prag të një ngjarje historike të pashembullt në historinë e një vendi, rithemelimit të PD-së me firmat e anëtarëve të saj, sepse udhëheqja është marrë peng i shumëfishtë. Pa PD të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Ky është 11 dhjetori", u shpreh Berisha.