‘Foltorja 'zbarkon' në Bajram Curri'/ Mijëra demokratë presin ish-kryeministrin Berisha, ja kush e shoqëron

Foltorja e Bajram Currit ka mbledhur me mijëra demokratë të cilët kanë dalë të presin ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i rezervuar një takim të zjarrtë. 

Ish-kryeministri Berisha ka mbërritur në Tropojë mesditën e sotme ku është pritur me brohorima entuziste, këngë dhe valle. 

Ndër figurat politike që e shoqërojnë ish-kryeministrin janë ish-deputetët Aleksandër Biberaj, Florion Mima, Klevis Balliu dhe ish-nënkryetar i FRPD-së Lisandër Hoxha.

Gjithashtu marrin pjesë deputeti i PD në Qarkun e Kukësit, deputeti i PD-së, Flamur Noka, Isuf Çela dhe ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj.