FOTO/ ‘Foltorja’, Sali Berishës i bashkohet deputeti Isuf Çela dhe ish-kryebashkiaku

Një kafe spontane në qytetin e Bajram Currit ku lideri historik i PD-së, Sali Berisha u prit nga qindra demokratë entuziastë.

Ne takim ishin edhe drejtues te deges se PD-se, delegate etj. 

Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti i PD-së, Isuf Çela, ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj, deputeti i PD-së, Flamur Noka, ish-deputetët Aleksandër Biberaj, Florion Mima, Klevis Balliu, si dhe Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Me shume emocion për rikthimin në vendlindje dhe Foltoren sot në mbremje, Sali Berisha tha se ‘udhëtimi për këtu është gjysëm qiellor, gjysëm tokësor’.