VIDEO-SYRI TV/ Deputeti i PS uroi festat me foton e Enverit, debatet tek Komisioni i Sigurisë

Komisioni i Sigurisë u përfshi nga debate, lidhur me mesazhin e deputetit të PS, Bujar Çela, i cili uroi festën e Pavarësisë, me një foto të diktatorit Enver Hoxha. Deputetët demokratët i bënë thirrje kreu të komisionit, të kërkojë ndjesë ndërsa Nasip Naço deklaroi se çështja do diskutohet nga Komisioni i Etikës.

Nga SYRI TV

Mbledhja e komisionit të sigurisë, nisi me debate, Lidhur me mesazhet që u shkëmbyen në grupin Ëhatsappit të këtij komisionit, ku deputeti socialist, Bujar Çela, uroi festën e pavarësisë, me një foto të diktatorit Enver Hoxha.

Megjithëse deputeti i PS, Bujar Çela, mungoi në mbledhjen e komisionit të sigurisë, deputetët demokratët i kërkuan kreut të komisionit, Nasip Naço, të distancohet nga deklaratat e kolegut socialist. Kreu i komisionit të sigurisë, deklaroi se do jetë Komisioni i Etikës, ai që do të vendosë.

Edhe deputetët e komisionit të medias, kërkuan të merren masa disiplinore, për deputetin socialist, i cili mbrojti figurën e Enver Hoxhës, ndërsa kolegu i tij, Petro Koçi, tha se Partia Socialiste është distancuar nga diktatura.