Vendimi për Berishën/ Kongresmenët kërkojnë prova, Basha bën të kundërtën

Në kohën që anëtarë të fuqishëm të Kongresit amerikan kërkojnë prova dhe fakte në lidhje me shpalljen non-grata të liderit historik demokrat, Sali Berisha, kryetari aktual i PD, Lulzim Basha bën të kundërtën.

Ai tha në një intervistë për ABC se nuk ka ndërmend të kërkojë informacion dhe transparencë për këtë vendim.

“Kam marrë një vendim mbi një komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë të qeverisë amerikane, por s’kam ndërmend të komentoj këtë vendim, aq më tepër vendimet mbi atë vendim që janë marrë. Përgjegjësia e PD është të përballet me regjimin dhe jo të qëndrojë me lakun që na i lidh këmbët,” tha Basha, kur u pyet se përse nuk kërkon prova për rastin e Berishës.

Kujtojmë se para pak ditësh, kongresmeni republikan, Lee Zeldin kërkoi informacion se përse DASH nuk nuk jep asnjë provë për rastin e Sali Berishës.

Sipas tij, DASH ka vepruar nën ndikimin e miliarderit George Soros.

Zeldin thekson se kjo heshtje pengon transparencën ndaj një kërkese të Kongresit.