Krimi në Gllogjan, sot maturantëve u jepet lamtumira e fundit
Sot në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla, shkruan Gazeta Express.
Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan.
‘Varrimi i dy viktimave të sulmit makabër, që ndodhi në Gllogjan, bëhet ditë e diel, datë 28.11.2021, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.
Ngushëllime për familjarët.
Ndajmë dhimbjen së bashku’, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër që u krye në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një tjetër.
Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy nxënësit kanë vdekur në spital.
Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.
‘Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur.
Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital.
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore’, thuhet në raport.
I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet akoma në arrati.