VIDEO/ Haaland i dedikon golin, reagimi i tifozes po bën xhiron e rrjetit
Erling Haaland është kthyer sot në fushën e lojës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol në fitoren e Borusia Dortmund ndaj Wolfsburgut.
Por në rrjetet sociale nuk po qarkullon goli i tij, por një veprim pasi çoi topin në rrjetë.
Pasi shënoi në portën kundërshtare, Haaland u drejtua nga tribunat dhe i kushtoi golin një tifozeje kundërshtare.
Por me sa duket kjo e fundit nuk e mori me shumë sportivitet një veprim të tillë dhe iu kthye me një gjest aspak miqësor sulmuesit norvegjez.
Pamjet pushtuan rrjetet sociale, aq sa edhe vetë Haaland i ka publikuar në adresën e tij në Twitter.
“Kjo është arsyeja pse ne e dashurojmë futbollin”, shkruante Haaland përkrah videos, duke treguar se ndryshe nga zonja në fjalë, ai e kishte marrë me shumë sportivitet atë reagim.