Kishte paralajmëruar takime në bazë/ Dështon takimi i Bashës në Durrës. E presin vetëm tre persona

Zëra afër Lulzim Bashës kishin njoftuar se kësaj jave ky i fundit do të dilte për takime në bazë.

Tentativa ka filluar dhe me Durrësin ku Basha do të mblidhte Kryesinë e partisë atje, por është pritur vetëm nga Ferdinand Xhaferi, Luan Hoti e Pëllumb Berisha.

Më pas për të “kamufluar” dështimin e takimit ka bërë një vizitë në një banesë të dëmtuar nga tërmeti i dy viteve më parë.

Kjo është një foto e takimit të Bashës dhe në Durrës, ndërkohë në të njëjtën orë po dje në Kurbin qindra qytetarë shtyheshin për të zënë një vend në sallën ku po mbahej 'Foltorja'. 

Foto e takimit të Bashës në Durrës

Foto e 'Foltores' dje në Kurbin