Bardhi vazhdon të fyejë demokratët, nuk jep asnjë emër që nuk është delegat në listën e Elbasanit

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gazment Bardhi, ka vënë në dyshim sot delegatët e Qarkut të Elbasanit, që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 11 dhjetor.

Në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Bardhi tha se nga emrat e publikuar sot si delegatë të Qarkut të Elbasanit nga sekretari i degës Blendi Himçi, rezulton se ka mes tyre që s’janë fare delegatë. 

Por cilin Gazment Bardhi duhet të besojmë?

Sekretari i Përgjithshëm i PD ka ndryshuar disa herë qëndrimet në lidhje me procesin e mbledhjes së firmave.

Në fillim tha se ishte 4200 firmat ishin blof.

Kur numri i firmave arriti në mbi 5 mijë tha se e gjitha ishte gënjeshtër. 

Ndërsa sot u shpreh se ka emra në listë që nuk janë delegatë, por nga ana tjetër nuk jep asnjë emër. 

Në këtë rast është ai që tallet me mijëra demokratë dhe me shumicën dërmuese të Qarkut të Elbasanit që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.