Serie A/ Empoli përmbys Fiorentinën, shkëlqen Nedim Bajrami

Empoli ka marrë një fitore me vlerë në kampionat, ku ka mundur Fiorentinën me rezultatin 2-1.

Ish-sulmuesi i Interit, Andrea Pinamonti, shënoi në minutën e 90-të duke i dhënë fitoren vendasve.

Në radhët e Empolit u aktivizua Bajrami në minutën e 58-të, teksa zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë.

Mesfushori i Kombëtares u bë protagonist te dy golat e shënuar nga Empoli, duke qenë vendimtar në nisjen e aksioneve.

Një rikthim në formën më të mirë për mesfushorin kuqezi.