Sulmi në Kosovë/ Rama: Ndëshkim ekstrem nga drejtësia egërsisë që mori jetë

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me sulmin në Kosovë, ku mbetën të vrarë 3 persona ndërsa një u plagos, pasi një autobus me nxënës u qëllua me armë zjarri. 

"Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues."