Basha: Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan!

Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit në Kosovë.

‘Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër’, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër.