Pas propozimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Meta gradon gjashtë gjeneralë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas shqyrtimit të propozimeve të Ministrit të Mbrojtjes ka dekretuar dhënien e Gradave Madhore, për disa drejtues të lartë të Forcave të Armatosura:
Ja postimi i Presidentit ne Facebook:
Sot pata kënaqësinë të dekretoj me gradën madhore “Gjeneral Brigade”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, gjashtë drejtues të lartë të Forcave të Armatosura:
- Kolonel Petrit Pal Çuni, me detyrë “Përfaqësues Ushtarak Kombëtar”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes;
- Kolonel Ferdinant Vasil Dimo, me detyrë “Komandant”, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (Qendra e Stërvitjes Bazë), në Akademinë e Forcave të Armatosura;
- Kapiten i Rangut të Parë Adnand Dëfrim Agastra, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare;
- Kolonel Editson Jani Zarka, me detyrë “Drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm”, në Ministrinë e Mbrojtjes;
- Kolonel Ilir Koço Pujo, aktualisht me detyrë “Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” (AISM);
- Kolonel Ylli Nikol Pulaj, aktualisht me detyrë Zëvendëskomandant i Forcave Ajrore;
Uroj, që këto dekrete, do t’i shërbejnë motivimit të mëtejshëm të ushtarakëve profesionistë në përmbushjen e misionit të tyre dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta dhe ligji, si dhe modernizimit të pandalshëm të ushtrisë shqiptare, anëtare e NATO-s, për të përballuar me sukses sfidat e reja të sigurisë, që parashtron koha.
Me këtë rast kam gjithashtu kënaqësinë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e Festave të 28 dhe 29 Nëntorit, të gjitha grave dhe burrave në uniformë, kudo ku shërbejnë me atdhedashuri dhe devotshmëri të lartë!