Zeldin ‘presion’ Blinken për 'non gratan' e Berishës, Bumçi: Vendimit të DASH i mungon legjitimiteti

Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, i ka dërguar një letër DASH, duke u shprehur se Sali Berisha është shpallur non grata, duke mos pasur informacion e kjo është dyshuese.

Bumçi, në intervistë me moderatoren Juli Krisafi theksoi se vendimit të ish-kryeministrit Berisha i mungon legjitimiteti.

“Kongresmeni Zeldin me të drejtë thotë se është jonormale që të shpallet Berisha non grata, kur nuk ka prova. Deri tani vërtetohet ajo që thotë Sali Berisha, atë që DASH e ka thënë vetë kur Berisha ka qenë në qeveri. Ky është një vendim që i mungon legjitimiteti. Kongresmeni Zeldin ka thënë se është e treta herë që i drejtohet DASH për informacion për non gratën e Berishës dhe fakti që nuk merr përgjigje, është dyshuese.

Këto mund të them për shpalljen non grata të Berishën. Ndërsa, Basha duhet të japë dorëheqjen. Ne nuk duhet të kemi parti tjetër, ne jemi demokratë që duam PD shtëpi të madhe. Projekti i Foltores është të mbledhë të gjithë demokratët, pavarësisht a janë me Berishën a jo, por të jenë demokratë të vërtetë”, deklaroi Bumçi.