Kryemadhi: Qeveria mashtroi fermerët, akordoi vetëm 3.2 miliardë lekë për ta, jo 7.1 miliardë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka shpërndarë me video, sipas saj, mashtrimin qeveritar, që i akordoi bujqësisë vetëm 3.2 miliardë lekë, jo 7.1 miliardë, aq sa kishte thënë Rama dikur.

Kryemadhi thekson se Rama, që e quajti gënjeshtar kronik në krye të qeverisë, votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament!

Postimi i Monika Kryemadhit:

Pasi bëri shoën e mëngjesit me ta, gënjeshtari kronik në krye të qeverisë votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament!

Ky ishte një nga propozimet e LSI për buxhetin, që e rrëzuan me arrogancën e kartonave.

Amendamenti ynë për zhvillimin rural, i jepte një shans Kryeministrit dhe Ministres që të mbanin fjalën, siç e kanë dhënë me zë e figurë në video. Sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliard mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar.

LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria vijoi propagandën e lugës bosh. Për saktësim, ndryshe nga ç’mendon qeveria, paga e ministres nuk është mbështetje direkte për fermerët e vendit.