Del blof delegatja e 'Top Channel': Nuk shkoj në Prokurori pa e parë formularin a e kam firmosur

Janë rreth 5 mijë firma të delegatëve të PD për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor. 

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga mbledhja e forumit më të lartë vendimmarrës të demokratëve, ndërkohë që Lulzim Basha po tenton të shantazhojë firmëtarët si dhe përmes propagandës nga mediat e Edi Ramës, ta shpallë këtë proces ilegjitim.

Në këtë funksion ishte edhe ndërhyrja e delegates Freskida Rapo në emisionin 'Open' në Top Channel ku tha se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Analisti Andi Bushati e ftoi delegaten që t'i drejtohej Prokurorisë për falsifikimin e firmës së saj.

Por ajo u përgjigj se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pa e parë formularin a e kam firmosur apo jo. 

Kur nuk ke firmosur asnjë dokument, pse duhet ta shohësh formularin? 

Do të ishte e udhës dhe do t'i shërbente demokratëve në tërësi nëse Rapo do të tregonte të vërtetën se çfarë e shtyri të mohonte firmën e saj në formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.