Idrizi: Ne kemi vetëm një Shengen, Shengenin Kuq e Zi, Shqipëri, Kosovë

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ishte i pranishëm sot në aktivitetin e organizuar në hotel Tirana nga Shoqata Patriotike Çamëria dhe fondacioni “Hasan Tahsini”, me rastin e ditës së Pavarësisë, në promovimin e librit të shkrimtarit Nexhat Merxhushi “Doracaku për Çamërinë” dhe këngës “Le t’ia themi Çamërisht” me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Edi Balilit, kënduar nga Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi.

Duke folur për Open Ballkan, Idrizi ka deklaruar se ne kemi vetëm një Shengen nga duhet t’ja fillojmë nga gjithçka, shengenin Kuq e zi me Kosovën se sot jemi më të larguar se kurrë.

“Ne po nisim javën e festës së flamurit, e quaj festën e flamurit se plaku i urtë i Vlorës me flamurin e Skënderbeut shpalli pavarësinë për të gjithë trevat që jetonin shqiptarët e jo vetëm për Shqipërinë. Akoma më shumë për padrejtësitë historike ku dihet që Shqipëria është i vetmi vend që rrethohet nga shqiptarët. Ne 28 nëntorin e festojmë me flamurin kombëtar, Kosova e feston me flamurin kombëtar të të gjithë shqiptarëve gjithashtu dhe Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut e festojne me flamurin kombëtar edhe me flamujt përkatës. Duke iu referuar Kushtetutës së shqipërisë, preambula thot se shqiptarët e kanë për detyrë që ne duhet të luftojmë për integritet dhe bashkimin kombëtar. Ne shqipatrët jemi bashkë pikërisht për gjuhën, për flumurin, për historinë dhe të ardhmen e përbashkët.

Kur flasim për Çamërinë, ajo bashkon hartën e identitetit të kombit shqiptarë. E patë besoj reagimin e i menjëhershëm dhe një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë, ajo e ambasadës greke kur Sazan Guri sëbashku me fondacionin Çamëria kishin vendosur në stendat para Presidencës hartat e vjetra të Shqipërisë. Një reagim apsurd, është njësoj si të nxjerrësh hartat e vjetra të Romës, Bisantit apo Osmane por kur vjen fjala për Çamërinë bëhen arrogantë, sepse kanë gjetur idjotët e dobishëm në Tiranë për këtë arsye guxojnë ta bëjnë. Për të gjithë ata që harrojnë që Çamëria u sakrifikua në vitin 1913, bashkë me Kosovën pikërisht për këtë Shqipëri që kmei sot. Çameria plotëson hartën e shtetit shqiptarë pasi i është bërë një padrejtësi e madhe. Për ata që mendojnë që Çështja Çame do të ketë uljet dhe ngritjet e veta, unë do i them se ne do lodhemi të fundit. Po të shohësh paralmentin shqiptarë ne kemi bërë shumë beteja dhe një ndër më të mëdhat ka qenë për dinjitetin e Çamërisë. Ne kemi sot 22 kandidatë Çamë dhe 5 deputet cam në kuvendin e shqipërisë është koha të tregojmë që ne e duam Çështjen Çame.

Sot diskutojmë  për Open Balkan dhe shohim se Kosova ka  700-800  milionë euro me Serbinë, ndërsa me Shqipërinë ka vetëm 1/3. Open Balkan apo siç e quajti diplomati i shquar si ‘Ballkani i Shqyer’. Nuk do një arsyetim të madh për të kuptuar se ne kemi vetëm një Shengen, ku duhet të fillojmë gjithçka, Shengenin Kuq e Zi, Shqipëri, Kosovë. Të heqim barriera, të bashkohemi midis vetes sepse fatkeqësisht sot jemi më të larguar se kurrë. E falenderoj diplomatin e shquar për këto dy udhërrëfyes”,- tha Idrizi.

Në këtë aktivitet gjithashtu diplomati i shquar Shaban Murati  u shpreh se: “Çështja shqiptare e pazgjidhur  në ballkan ka një çështje të rëndësishme që duhet zgjidhur, që është çështja çame".

Ndërsa studjuesi dhe diplomati Irakli Koçollari theksoi se:  “Sot është koha e të vërtetave të mëdha, sot është koha e dokumentave të mëdha, që fatmirësisht ne i kemi dhe ndaj është detyrimi ynë, sepse sot kërkohet kurajoja për ta thënë historinë, pa e zmadhur dhe ne nuk kemi arsye ta zvogëlojmë atë, sepse e vërtëta dhe e drejta qëndron tek ne. Unë do të vazhdoj të punoj për të sjellë të vërtëtat e mëdha të krahinës së Çamërisë, si pjesë vitale e pandashme e kombit shqiptar”.

Në aktivitetin e organizuar u shpërndanë edhe disa pllakata mirënjohje për kontributin e palodhur në ndihmë të promovimit, kujtesës dhe zgjidhjes  së çështjes çame.