'S'kam kohë flas'/ Bora Muzhaqi reagon pas 8 ditësh për vrasjen e 8-vjeçarit

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi më në fund ka gjetur kohë të flasë për krimin horror të Fierit, ku një 8-vjeçar u vra barbarisht nga fqinji i tij. 

Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik, por një ditë pas krimit ministrja tha se nuk kishte kohë të fliste për atë që kishte ndodhur. 

Sot nga Korça, 8 ditë pas vrasjes së vogëlushit Mateo Vasiu, ministrja e Ramës gjeti kohë të thotë dy fjalë. 

 "Pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe e kuptoj se kjo është pjesa më e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s'do të thotë se s'po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri", u shpreh ajo. 

ë lidhje me ligjin e miratuar nga parlamenti për birësimin e fëmijëve që i jep mundësi dhe komunitetit LGBT, prindërve të vetëm dhe atyre nën 35 vjeç të adoptojnë fëmijë, Muzhaqi tha se është fantastike kur mund t’i japësh një fëmije një familje dhe dashuri.

"Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur t'i mund t'i japësh një familje një fëmijë, kur nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar por e rëndësishme është që s'ka gjë më të bukur se birësimi".

Muzhaqi është pyetur edhe nëse kanë qenë fëmijët dhe studentët në fokus në dy mandatet e mëparshme të qeverisë, apo ideja për një Ministri të posaçme lindi tani në mandatin e tretë. 

"Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur t’i mund t’i japësh një fëmije një familje, kur nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar, por e rëndësishme është që s’ka gjë më të bukur se birësimi”.

Ndërsa sa i takon pjesëmarrjes së ulët të studentëve në takim dhe a është bojkotuar takimi i saj, Bora Muzhaqi tha se shkak janë masat anti-COVID dhe orari i përzgjedhur për takimin gjatë pasdites.

"Studentët mblidhen me grupe për masat e Covid, patjetër është ora 16:30 dhe mund të ndodhë që jo të gjithë nxënësit të jenë prezent. Grupet e mia janë 20-35 studentë ky është rregulli që unë zbatoj", tha ajo. 

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët mohoi të jetë shkak për bojkotin deklarata e saj se nuk ka kohë të flasë. 

"Dyshoj që ky është rasti, sepse të rinjtë me kuptojnë më mirë se gazetarët", deklaroi Bora Muzhaqi.