Covid-19/ 25 mijë raste në 24 orë në Poloni, numri më i lartë i të infektuarve që nga prilli

Polonia ka regjistruar  28 380 raste  në 24 orët, një rritje prej 17% krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara një javë më parë, sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se kjo është hera e parë që nga prilli që numri i rasteve të reja është  mbi 25,000.

Polonia gjithashtu regjistroi  460 viktima në 24 orë. Sipas BBC, rritja më e lartë e shkallës së vdekjeve është regjistruar në rajonet lindore për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit. Deri më tani është vaksinuar vetëm 64% e të rriturve. Qeveria heziton të vendosë më shumë kufizime, duke përmendur protestat në Holandë, Austri dhe Belgjikë.

Polonia ka regjistruar më shumë se 3.4 milionë raste që nga fillimi i pandemisë dhe 81,688 viktima.