Shkarkime dhe emërime në qeverinë Rama

Vetëm pak muaj pas dekretimit të kabinetit qeveritar, Rama ka firmosur lëvizje në nivel zëvendës ministrash.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra zv/ ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla.

Në vend të tij, është emëruar Vjollca Braho. Kjo e fundit ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Vjollca Braho e ka drejtuar për katër vite ISSH, kohe ne te cilën është kryer reforma me e madhe e pensioneve.

Ajo ka qene drejtuese e Fondit te ISKSH dhe se fundi prej 3 vitesh ka mbajtur detyrën e Kryeinspektores së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.