A është PD parti në krizë? 90.5% e anëtarëve demokratë mendojnë që 'Po'

Shumica e demokratëve, socialistëve dhe anëtarëve të LSI-së mendojnë se PD është një parti në krizë.

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora, rezulton PD është një parti në krizë sipas 80.1% e socialistëve, 87.3% e demokratëve dhe 91.6% e LSI-tave. 

Ndërkohë, 90.5% e anëtarëve të PD-së dhe 85.6% e votuesve të kësaj partie mendojnë se kjo forcë politike është tashmë në krizë.