VIDEO/ ‘Firmat e konfirmuara nga Shehaj’, Kraja: Akt special që solli transparencë dhe pak kurajo

I ftuar në emisonin Ora 19 në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, anëtar i Këshillit Kombëtar Akil Kraja ka folur për transparencën mbi firmat e delegatëve të PD.  

Pas deklaratës së deputeti Agron Shehaj se firmat janë të vërteta, Kraja ka theksuar se bëri një akt special dhe solli pak bonsens  në këtë dialog, pak transparencë dhe pak kurajo.

Kraja: Me vjen mirë si anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i njësisë 5, që zoti Agron Shehaj bëri një akt special dhe solli pak bonsens  në këtë dialog, pak transparencë dhe pak kurajo. Një sfidë për këdo që të shkojë të ballafaqohet me ato firma që nuk janë vetëm firma por janë anëtarë demokratë dhe miqtë tanë. Shehaj sot ishte goxha lartë edhe me deklaratën e tij por di të them se në degën 5 mar pyetje çdo ditë nga dhjetra miq që thonë, Akil çfarë po bëhet, ku po shkojmë dhe me këtë akt më vjen mirë që ky lajm konfirmoi ndjesinë tonë në terren dhe se ka një dallgë për tu mbledhur dhe të rithemelojmë PD në 11 dhjetor. Besoj se ky është një lajm i mirë që tregon emancipim, tregon civilizim dhe një politikë moderne që të shkosh të verifikosh dhe të dalësh në media dhe jo të bësh etiketime të cilat nuk na shkojnë ne demorkatëve.

Kristafi: Zoti Berisha përsëriti në foltore që Basha është peng i Ramës. A ka funksionuar PD në tetë vite si peng i Ramës?

Kraja: Nëse e shohim në sensin e hapësirave të veprimit që ka vepruar Partia Demorkatike në tetë vitet e fundit, unë do them po, jo vetëm Lulzim Basha por edhe e gjithë PD ka qënë deri diku peng. Mediat kombëtare na censuronin, kompani që bënin presion ndaj individëve të angazhuar në PD, partnerë ndërkombëtarë që heshtnin. Që do të thotë që liria jonë e veprimit ka qënë e ngushtuar, por problemi qëndron se pas 25 prillit, PD kishte nevojë për një ndryshim.