FOTOLAJM/ ‘Foltorja’ e Matit, 1 minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Bullgari

‘Foltorja’ e Matit e kësaj të marte, nuk nisi si zakonisht, por me 1 minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

Florjana Garo kërkoi nga pjesëmarrësit mbajtjen e 1 minutë heshtje për viktimat e aksidentit të rëndë.

Në këtë aksident, humbën jetën 45 qytetarë, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.