Agron Shehaj tërbon Bashën me verifikimin e firmave për Kuvendin Kombëtar

Verifikimi i firmave dhe saktësia e tyre kanë tërbuar kreun aktual të PD. ​Partia Demokratike ka shpërndarë një deklaratë në emër të Degëve 5 dhe 7, pas verifikimit të firmave të delegatëve nga deputeti i zonës, Agron Shehaj në zyrën e Edi Palokës. 

Selia blu thotë se Shehaj e bëri një gjë të tillë për protagonizëm personal, duke shtuar se ai dështoi të verifikojë firmat, për shkak se nuk e njeh bazën e partisë. 

Deklarata
Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë.

Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet. 
 
PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.