Pjesa më e madhe e viktimave në aksidentin në Bullgari janë nga Studeniçani

Numri më i madh i viktimave janë nga komuna e Studeniçanit. Ndërkohë edhe 7 të shpëtuarit e këtij aksidentit tragjik janë po nga ky fshat.

Nga Studeniçani ka humbur jetën edhe një mësuese e shkollës “Ismaili Qemali” në Shkup dhe vajza e saj, nxënëse në klasën e 6-të në të njëjtën shkollë.

Edhe familja Jahi që humbi më shumë persona në këtë aksident ishin po nga ky fshat.