Izraeli fillon vaksinimin e fëmijëve kundër Covid

Izraeli ka filluar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me Pfizer, duke shpresuar  se do të parandalojë rritjen e rasteve për shkak të koronavirusit. Vala e katërt e pandemisë goditi Izraelin në qershor. Por në dy javët e fundit, indeksi R ka filluar të rritet dhe tani ka kaluar kufirin, gjë që tregon se virusi mund të përhapet përsëri në mënyrë eksponenciale.

Numri i rasteve ditore gjithashtu ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, me gjysmën e rasteve të regjistruara aktualisht te fëmijët e moshës nën 11 vjeç. Popullsia e Izraelit prej 9.4 milionë banorësh është relativisht e re, me rreth 1.2 milionë fëmijë në grupmoshën 5-11 vjeç. Që nga nëntori, ai grup përbënte më shumë se një të tretën e të gjitha rasteve të reja, sipas ministrisë së shëndetësisë të vendit.

Shkencëtarët dhe zyrtarët kanë vënë në dyshim nëse vendi mund të arrijë “imunitetin e tufës” nëse fëmijët nuk vaksinohen. Megjithatë, politikëbërësit theksojnë gjithashtu se vaksinimi i fëmijëve më të vegjël synon mbi të gjitha mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe jo vetëm parandalimin  e përhapjes së virusit.