Rummenigge: Do të ishte çmenduri nëse Lewandowski dhe Haaland luajnë në një ekip bashkë

Robert Lewandowski apo Erling Haaland? Karl-Heinz Rummenigge nuk ka dilema se kush është sulmues më i mirë.

Norvegjezi i Borussia Dortmund cilësohet si pasardhësi perfekt i bomberit polak te skuadra e Julian Nagelsmann.

Ish-administratori i deleguar i Bayern Munchen zgjedh Levën, i cili është favoriti kryesor për fitimin e “Topit të Artë” këtë vit.

“Bayerni ka Lewandowskin në përbërje, ai është më i fortë se Haaland. Këta dy lojtarë nuk mund të luajnë në të njëjtin ekip. Do të ishte çmenduri, pasi njëri prej tyre do të përfundonte në pankinë”, deklaron Rummenigge për “Sky Germania”.

Në fund një këshillë për klubin bavarez: “Këshilloj Bayernin të vazhdojë me Lewandowskin, i cili nuk njeh limite edhe në moshën 33-vjeçare”.