Basha publikon formularin, Hoxha: Ftesa e Soros për antiKuvendin

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka postuar në rrjetet sociale një foto të një formulari, i cili sipas tij është lëshuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të mbledhur konfirmimet për Kuvendin e shpallur prej tij më 18 dhjetor.

Hoxha iu kërkon demokratëve që të kenë kujdes dhe të mos e firmosin këtë formular.

“George Soros paska përgatitur një ftesë për antiKuvendin e 11 dhjetorit. Ju lutem, sqaroni demokratët, se ky formular nuk ka asnjë lidhje me ne. Aty firmoset për vulën e Lulit dhe për një PD humbëse. Më 11 dhjetor merr fund kolaterali i Lulit për PPP e Ramës”, shkruan Hoxha.