‘A e kishe falë tradhtinë’, Selvija ‘kërcënon’ publikisht Shpatin!

Selvije Jao u bë shumë shpejt një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

Ajo pas lidhjes me Shpat Kasapin dhe më vonë martesën është shndërruar në person të ndjekur në rrjetet sociale ku është shumë aktive.


Krahas videove e këshillave për grim, fushë në të cilën është e profilizuar, Selvija shpesh realizon biseda të ndryshme me ndjekësit.

Së fundmi ajo u ktheu përgjigje disa nga pyetjeve më interesante të bëra nga ta.

 

Në mesin e tyre ishte një që e pyeste se a do t’ia falte nëse Shpati do ta tradhtonte dhe përgjigja e saj habiti shumë.

Selvija duket qenka shumë strikt në këtë pjesë, ajo përmendi edhe kanunin, duke ‘’kërcënuar’’ publikisht bashkëshortin e saj nëse një gjë e tillë ndodhë.