Videoja virale ku Romeo dhe Salsano imitojnë Donaldin me moderatoren, Bora Zemani bën reagimin epik

Takimi romantik mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit në “Big Brother VIP Albania” është padyshim një nga më të bukurit që kemi parë në ekran dhe rrjedhimisht ka qenë ndër më të përfolurit kohëve të fundit.

Këtë skenë epike e ka risjell Romeo, i ftuar në “Portokalli”, bashkë me aktorin Salsano Rrapi, që në këtë rast është “Bora”.

 

Video e publikuar në llogarinë e “Instagramit” nga Romeo, mori komentet të shumta dhe u bë virale brenda pak orësh.

Mirëpo, mes komenteve vëmendjen më të madhe e mori ai i Borës. “Hhahahahahah dashuri labe. “Të dua moj qëne!”- ka shkruar ajo.

 

Komenti i moderatores ka marrë shumë likes dhe reply pasi si duket ndjekësit nuk e kanë pritur një reagim nga ajo.