Sokol Shameti: PD nuk duhet të adoptojë fjalorin e pushtetit

Gazetari Sokol Shameti, i ftuar në emisionin “Task Force” nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, foli për deklaratat e Metës, se Basha tradhtoi 13 tetorin.

Shameti thekson se Lulzim Basha po flet sot si Taulant Balla, duke shtuar se PD është sot në llogoren e qeverisë.

“Duket se po i hiqet perdja, një ngjarje që nuk e dinim e nuk e kuptonim se çfarë ishte. Protestat u bënë dhe u heshtën, u bënë zgjedhje të njëanshme të 30 qershorit e presidenti donte të dekretonte datë të re.

Pamë se opozita nuk mori pjesë në atë që donte të bënte presidenti. Basha flet si Taulant Balla. PD është rreshtuar në të njëjtën llogore me maxhorancën. Po vërtetohet praktikisht ajo që thotë presidenti. Kemi ose tradhti ose naivitet më e pakta”, deklaroi Shameti.