Mertens, ‘napolitani’ që ka shënuar më shumë gola në Serie A

Napoli humbi për herë të parë këtë sezon ndaj Interit me rezultatin 3-2.

Skuadra e Spaletit zhvilloi një paraqitje të mirë. Goli i dytë për napolitanët u shënua nga Dris Mertens.

Me këtë gol belgu hyri në historinë e klubit si lojtari që ka shënuar më shumë gola në Seria A me fanellën napoletane.

Sulmuesi u fut si zëvendësues dhe shënoi një gol shumë të bukur, por që nuk mjaftoi për ti dhënë pikë skuadrës.

Megjithatë me golin e realizuar 34 vjeçari parakaloi Antonio Vojak në listën e golashënuesve të klubit me 103 gola

“Madhështia mund të jetë më e madhe”, shkruhej në një postim të klubit në rrjetet sociale.

Dris Mertens u transferua tek Napoli në vitin 2013 nga PSV. Me bardhekaltërit sulmuesi ka luajtur në total 369 ndeshje dhe ka shënuar 137 gola në të gjitha kompeticionet.