Vendimi/ Federata Franceze dënon Lionin për incidentin me Payet

Ndeshja mes Olimpik Lion dhe Marsejë u mbyll që në minutën e tetë. Shkak u bë një incident me Dimitri Payet.

Sulmuesi u godit me shishe në kokë nga tifozët dhe për këtë arsye ndeshja u ndalua, por sot u dha vendimi nga Federata e Futbollit Francez.

Olimpik Lion është ndëshkuar për incidentin dhe do të luajë pa tifozë për një afat të pacaktuar.

Vendimi përfundimtar do të merret në datën 8 dhjetor. Ndeshja ndaj Marsejës u pezullua për rreth dy orë dhe nuk u rifillua më.

Ndeshja e radhës në shtëpi për Lionin është kundër Reims në datën 1 dhjetor dhe do të luhet pa tifozë si rrjedhojë e dënimit nga Komisioni Disiplinor.