VIDEO/ Meta: Basha mu ul në gjunjë në Gjermani që të anuloja 30 qershorin, ishte i frikësuar në palcë

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha sot se qenë gjithnjë në mbështetje të kreut të shtetit. 

Meta rrëfen se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i zhdekretoi me kërkesë të Lulzim Bashës, i cili i ishte lutur në Gjermani për një vendim të tillë, në mënyrë që të mbahej nën kontroll protesta e 8 qershorit 2019. 

Kreu i shtetit thotë se Basha ato ditë ishte në panik dhe i frikësuar në palcë për atë që pritej të ndodhte në protestën e ardhshme të cilën ai e kishte thirrur si të dhunshme ndaj institucioneve dhe veçanërisht Kuvendit. 

"Presidenti gjithmonë në mënyrë koherente ka zgjedhur rrugën e transparencës duke komunikuar me qytetarët vetëm nëpërmjet bërjes publike të fakteve dhe të vërtetave. 

Siç edhe e keni ndjekur, Lulzim Basha në daljet publike të radhës, pas shpikjes së "Trekëndëshit të Bermundës", është shprehur se ai paska ofruar të gjithë mbështetjen e tij presidentit të Republikës në këto vitet e fundit. Siç do të bëj publike disa fakte sot, por edhe të tjera në vijim, kjo është një gënjeshtër tjetër e madhe. 

Për mosmarrjen pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. 

Presidenti kishte caktuar datën 30 qershor për zgjedhjet e pushtetit lokal. Sa më shumë afrohej data aq më tepër rritej tensioni politik, mes mitingjeve dhe anti-mitingjeve. Palët me gjuhën e urrejtjes akuzonin kundërshtarin. Kjo situatë u shoqërua me protesta masive ku dhjetëra qytetarë u lënduan dhe përjetuan gazin. Kjo e tensionoi shumë rëndë klimën politike në vend. Në datën 2 qershor opozita mbajti protestën e shtatë të saj, ku në përfundim paralajmëroi mbajtjen e një proteste masive finale në Tiranë në datën 8 qershor. Gjuha e urrejtjes që përdori kryetari i të ashtuquajturës opozitë, rrezikonte rëndë sigurinë publike, demokracinë dhe paqen në vend. Në ditët që i paraprinë kësaj proteste të paralajmëruar si protesta finale që do bëhej hataja, presidenit administroi edhe informacion nga institucionet ligjzbatuese se gjatë kësaj proteste do të përdorej dhunë e pakontrolluar ndaj institucioneve dhe veçanërisht Kuvendit. 

Presidenti ndodhej për vizitë në Gjermani. Në të njëjtën periudhë erdhi dhe Lulzim Basha në Gjermani, përpara protestës. Duke u përgjëruar me lot në sy që presidenti të anulonte protestën e opozitës në 8 qershor dhe po kështu të shtynte edhe zgjedhjet. Sepse kjo sipas Lulzim Bashës protesta që ai kishte organizuar, do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot e do të ishte përgjegjës për pasojat e dhunës. I trembur dhe i panikosur për përgjegjësitë e tij përpara popullit opozitar, që i gënjente, duke premtuar rrëzimin e qeverisë në 8 qershor, si dhe i frikësuar në palcë për përgjegjësinë ligjore të dhunës, iu ul në gjunjë presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, përpara 8 qershorit.

Dhe këtë presidenti duhet ta bënte nga Gjermania. Në datën 8 qershor presidenti pasi mbërriti në Shqipëri, u njoh me situatën dhe përshkallëzimin e saj, dhe pak minta përpara fillimi të potestës së opozitës, nëpërmjet një deklarate zyrtare bëri publik dekretin për të shfuqizuar datën 30 qershor 2019 si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Presidenti me autoritetin kushtetues, pasi analizoi të gjithë situatën e krijuar në vend, mori këtë vendim për të shtensionuar urgjent situatën, për të shmangur konfliktin, por edhe për t'i dhënë një rrugëdalje Lulzim Bashës dhe opozitës që ai e kishte futur në udhëkryq, por edhe për një klimë dialogu për të caktuar një datë të re për zgjedhje gjithëpërfshirëse. Ky vendim nuk ishte i lehtë për mua, pa u konsultuar me kryetarin e Parlamentit dhe kryeministrin që s'mund të ishte i lumtur me një vendim të tillë.

Duke mospatur kohë në dispozicion, por duke patur shqetësim të rëndë për pasojat e pakontrollueshme që mund të krijoheshin sa kohë ai që i thërriste njerëzit në protesta ishte i tmerruar nga rezultati i protestës, nëse nuk do të kishte një shpallje të anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. 

Në 7 protestat e mëparshme dhjetëra qytetarë e policë, kishin pësuar lëndime. 

Pas anulimit të 30 qershorit presidenti nisi ftesat për të caktuar një datë të re, në mënyrë që qytetarët të kishin alternativa zgjedhjeje.

Më pas presidenti caktoi datën 13 tetor, pas konsultave me z.Basha por dhe përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare por dhe përfaqësuesit e tjerë që donin zgjedhje gjithëpërfshirë, ku bojkotoi PS. Basha ra dakord vetë për datën 13 tetor. Por ccfarë ndodhi realisht? Pas konfirmimeve në KQZ, rezulton se Lulzim Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare për t'u regjistruar për zgjedhjet e 13 tetorit, pasi kishim marrë dakordësimin e tij dhe të aleatëve të tij. Ndryshe nga Basha, rezulton se PR, PAA, LSI i kanë paraqitur KQZ kërkesat si për t'u regjistura si konkurrent në zgjedhjet e 13 tetorit, por edhe për të marrë masat për organizimin e tyre. Lulzim Basha që thotë se ka mbështetur presidentin, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë. Bojkotoi jo vetëm 30 qershorin, por edhe 13 tetorin, edhe aleatët e tij që donin zgjedhje vendore", u shpreh presidenti Ilir Meta.