Nga lidhja e re tek projekti i madh italian, Klaudia Pepa rrëfehet si rrallë herë

Klaudia Pepa prej kohësh është shpërngulur në Itali ku po vazhdon karrierën si balerinë dhe aktore.

Pas një mungese në ekranin shqiptar Klaudia ka qenë në ‘’Abc e mëngjesit’’ ku ka zbuluar detaje interesante nga karriera dhe jeta personale.

Balerina shqiptare do të kthehet në televizionin Italian si trajnere në spektaklin “Performer Italian Cup”, por paralelisht po vazhdon me angazhimet si aktore.

“Unë në fakt më kanë thirrur për të marrë pjesë në këtë program, pranova se është eksperienca e parë dhe kisha shumë dëshirë ta provoja.

E pata pak vështirë në fillim, shumë e vështirë të jem përballë disa balerinëve që synojnë të shkojnë përpara dhe për fat të keq disa janë eliminuar. Baleti është dashuria ime e parë dhe shpresoj të kërcej sa më gjatë ndërsa për aktrimin kam gati dy vjet që jam duke ndjekur studimet. Zbulova një pasion të ri. E kam pasur ëndërr që e vogël që të bëhem pjesë e një filmi baleti.”, tha ajo.

Klaudia gjithashtu tregoi se do të marrë pjesë në një shfaqje të këngëtarit italian, Achille Lauro, e cila do të mbahet me 7 Dhjetor.

Por gjersa jeta profesionale po i ecën vaj edhe nga jeta sentimentale kemi të reja. Pepa ka konfirmuar lajmet se ka nisur një lidhje të re dashurie por nuk ka pranuar të zbulojë më shumë detaje.