‘Mashtron me guximin më të frikshëm që kam parë’, Ritvana nxjerr blof publikisht Argjendin

Pak para se të largohej përfundimisht nga “Përputhen”, Argjendi deklaroi se është takuar me Ritvanën në shtëpinë e tij.

Kjo e fundit e mohoi menjëherë një gjë të tillë duke u betuar, por Argjendi ka vazhduar duke mbrojtur deklaratën e tij.

 

Pas një interviste të bërë së fundmi nga Argjendi, Ritvana nuk ka duruar më dhe ka publikuar në “Instagram” bisedat me të.

 

“Djali në fjalë që mashtron me guximin më të frikshëm që kam parë deri sot, thotë që ‘po kryqëzohej një vajzë në komente, po ruaja imazhin e saj’, ti po ruaje imazhin tënd, arsyen pse e dimë të dy shumë mirë. Apo duhet të nxjerr biseda të tjera të ardhura në inbox-in tim?

 

Qysh pas kthimit tim në program, unë s’kam dashur as të të shoh me sy sepse je treguar legeni më i madh në histori në atë bisedë që ne kemi pas (dhe prapë kam dëshmitar se ka qenë me zë të lartë telefonata) sesa doja të kisha t’bëja me ty duket nga takimi ynë i fundit, mendo të të vija në shtëpi ty kur s’doja as të të shihja me sy, mundësisht ka dëshmitar që as mirëmëngjes s’të kam thënë më kurrë se mëngjesi s’është kurrë i mirë me njerëz që mashtrojnë për të hequr fokusin nga e vërteta”, shkruan Ritvana.