Vetëvrasja e të miturit në Lushnjë, Karamuço: Të kihet kujdes! Kemi evidentuar 9 sfida të rrezikshme në Tik Tok

Profesori i Kriminologjisë Ervin Karamuço, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për vetëvrasjen e 13-vjeçarit në Lushnjë, që dyshohet se ka ardhur pas një sfide në Tik Tok.

Karamuço thekson se prindërit, mësuesit, mjekët dhe psikologët duhet të jenë në ballë të problemit, duke marrë masa që raste të tilla tragjike të mos përsëriten.

“Ne po studiojmë një sërë krimesh, që kanë lidhje me rrjetet sociale. Në nenin e shkaktimit të vetëvrasjes, është i shprehur në dhunën sistematike që çon në vetëvrasje, por nuk përmendet që mund të ketë njerëz që çojnë persona drejt vetëvrasjes nga rrjetet sociale. E dëgjova ministren e Arsimit me kujdes. Duhet të merren masa nga prindërit, mësuesit, mjekët dhe psikologët. Janë evidentuar 9 sfida të rrezikshme në Tik Tok.

Duhet njëherë që këta profesionistë të marrin masa, më pas të themi se ku është problemi. Për gjashtë muaj, kemi dy raste të rënda me humbjen e jetës së dy fëmijëve. Në Itali, autoritetet kishin mbyllur gjitha llogaritë e Tik Tokut, që nuk kishin moshën të identifikuar. Kemi identifikuar edhe nëntë sfida, që janë të rrezikshme në Tik Tok. Prindi duhet të kontrollojë fëmijën. Fëmijët kur nuk çojnë deri në fund sfidat bullizohen, gjë që ka rrezik të lartë. Kemi 500 të vdekur në 4 vite nga rrjetet sociale”, deklaroi Karamuço.