Akuzat e Bashës, Meta njofton konferencë urgjente për mediat
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar një konferencë urgjente për mediat, pas akuzave të kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.
Kreu i shtetit do të dalë në orën 17:30 në një komunikim me gazetarët nga Presidenca.
"Të dashur miq! Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në 17:30, në një komunikim interesant, në respekt të Transparencës dhe Fakteve", shkruan në Facebook Meta.
Më herët ishte Lulzim Basha i cili në një intervistë për 'Vizion +' i cili tha se shqiptarët i dinë bëmat dhe gjëmat e Ilir Metës.
"As unë, as demokratët nuk i kemi asnjë borxh Ilir Metës, dhe nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat. E vetmja gjë që kam për të shtuar, t’iu kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, edhe në emër të strukturave drejtuese, që nuk e kemi dëgjuar më mirë dhe më qartë zërin e tyre".