Mashtrimet me vaksinimin/ Shqipëria nga të fundit në botë, Europë e rajon
Nga Kastriot Islami
Referuar portalit prestigjioz https://ourworldindata.org/covid-vaccinations del qartas se Shqipëria deri në datën 20 nëntor 2021, me 37 përqind të vaksinuar me 1 dozë dhe 33 përqind të vaksinuar me 2 doza është një nga vendet e fundit në botë, Europë e madje edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor përsa i përket numrit të qytetarëve që kanë marrë vaksinat anti-covid-19.
Nuk përmenden në këto të dhëna fakti që shumica e shqiptarëve kanë marrë vaksina që s’janë ende miratuar nga autoritetet e përdorimit të vaksinave në BE dhe SHBA...
Deri më 21 nëntor 2021
· Në botë janë vaksinuar 42 % me 2 doza dhe 53 % me 1 dozë...
· Në Europë janë vaksinuar 57 % me 2 doza dhe 62 % me 1 dozë
· Në BE janë vaksinuar 67 % me 2 doza dhe 70 % me 1 dozë
· Shqipëria me 33 % të vaksinuar me 2 doza dhe 37 me 1 dozë është shumë pas vëndeve të rajonit të BP:
Maqedonia e Veriut (38 % me 2 doza dhe 42 me 1 dozë);
Mali i Zi (40 % me 2 doza dhe 43 % me 1 dozë);
Serbia (45 % me 2 doza dhe 47 % me 1 dozë)
Kosova (42 % me 2 doza dhe 48 % me 1 dozë)
Ky informacion nxjerr në dritë të diellit mashtrimet e përditshme të menaxherit të Surrelit me vaksinimin e shqiptarëve...
Ndërkohë që i gjithë rajoni, Europa dhe globi e kanë bazuar aktualisht betejën me COVID-19 me vaksinimin e popullsisë, në Shqipëri qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit përballë “armikut të tmerrshëm”...
Pra edhe përsa i përket vaksinimit të qytetarëve, qeveria ka arritur rekord negativ: Shqipëria rezulton për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë qeverisëse të jetë një nga vendet e fundit në planet, Europë por edhe në rajon...
Edhe Kosova është më e avancuar se Shqipëria përsa i përket vaksinimit të popullsisë...