Pas Twitter-it, Basha bllokon komentet edhe në Instagram

Kreut aktual të PD-së Lulzim Basha nuk i pëlqejnë kritikat.

Duke qenë se komentet më të shumtë janë kritika ndaj tij, Basha ka vendosur që të bllokojë komentet në dy rrjete sociale.

Fillimisht Basha mbylli seksionin e komenteve në Twitter.

Por së fundmi, kreu aktual i PD-së, ka vendosur që të mbyllë edhe komentet në Instagram, ku ai ka hedhur video e foto nga takime të ndryshme.

Mbyllja e këtyre seksioneve është bërë për shkak të kritikave të shumta ndaj Bashës.