Adele u largua nga intervista pasi një gazetar tha se nuk e kishte dëgjuar albumin e saj të ri

Adele la intervistën ekskluzive pasi gazetari australian pranoi se nuk e kishte dëgjuar albumin e saj të ri “30”.

Prezantuesi i Weekend Sunrise, Matt Doran dhe ekipi i kamerave mbërritën në Londër për një intervistë dhe thuhet se u paguan një milion dollarë për të. 

Gjatë bisedës, Doran pranoi se kishte dëgjuar vetëm një këngë nga albumi dhe Adele vendosi menjëherë t'i jepte fund intervistës.

Doran shpjegoi se nuk e kishte parë emailin në të cilin i ishte dorëzuar albumi. Shumë pyesin se si ai arriti të bëjë një gabim si ky. 

Gazetari Peter Ford ka shkruar se kjo situatë është mjaft e sikletshme, por se Doran është një person që kryen gjithmonë detyrat e tij.

Megjithatë, disa e kritikuan atë. Shkrimtarja Tarla Lambert deklaroi se ka mijëra gazetarë të kualifikuar që do të bënin gjithçka për të qenë në pozicionin e Doranit dhe se ky “skandal” është një shembull ideal sesi dikush përfiton nga një privilegj.