Gjendet i vdekur 53-vjeçari në trotuar

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e  sotëm, 22 nëntor në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, ndërsa policia bën me dije se shtetasi P.G është konstatuar pa shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.