U ndanë? Zbulohet si ka vazhduar raporti i Kledit me të dashurën pas daljes nga shtëpia

Kledi Hysa është i eleminuari i fundit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Siç ka pohuar edhe ai vetë mos qartësia e tij me raportin që kishte lënë jashtē dhe pëlqyeshmëria e shfaqur ndaj Beatrix e penalizuan.

 

Pas daljes nga shtëpia ai ka zbuluar se ka kontaktuar me Khaoulan por nuk janë takuar ende dhe nuk ka diçka definitive në raportin e tyre pasi vendimet do t’i marrin pas takimit.

“Nuk kam qenë asnjëherë i mërzitur. Kam qenë i qartë me veten time. Unë kam qenë në lojë sepse dhe në një ndeshje futbolli, ka lojtarë. Pse flitet për ata që bëjnë ndeshje, jo për të tjerët? Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka.

Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në ‘Big Brother’ që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thosha që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet”- tregoi ish-konkurrenti.