Basha i përgjigjet Berishës: E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ke rënë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në “Twitter” pas Foltores të mbajtur nga Sali Berisha me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Berisha tha ndër të tjera se ka informacione të sigurta amerikane se Basha i ka thënë ambsadores së SHBA, “të flasim jashtë se në zyrë Berisha ka vënë përgjues”.

Basha kundërpërgjigjet se Berisha ka rënë shumë poshtë dhe kjo është e trishtueshme.

Ai shton se asnjë trillim nuk do e shndërrojë PD-në në mburojë të interesave të Berishës.

Postimi i Lulzim Bashës:

E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.