", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/21/auto_download1637511193.jpg", "width": 900, "height": 591 } }

VIDEO/ Kundër masave anti-Covid, përleshje mes qindra protestuesve dhe policisë në Holandë

Protesta të shumta janë regjistruar në Holandë, me qytetarët që janë kundër masave të reja anti-Covid, ku shihen qindra protestues duke hedhur gurë mbi policinë.

Nga ana tjetër, edhe efektivët janë kundërpërgjigjur duke lëshuar drejt turmës plumba gome dhe ujë.

Mirëpo, situata ka qenë më e qëndrueshme se disa ditë më parë, ku u plagosën tre persona me armë zjarri dhe u arrestuan tre të tjerë. Sakaq, vlen të përmendet se Holanda u bë vendi i parë në Evropën Perëndimore që aplikoi izolimin e pjesshëm për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën tri javë, e planifikohen edhe masa tjera siç është kufizimi i hyrjes në disa lokacione për personat që nuk janë vaksinuar, shkruajnë mediat.