", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/21/auto_HEINZE_BASHA1637506469.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

‘Këshilltari gjerman’ i kthen shpinën Bashës, Henze: Po bashkëpunon me rusët

Martin Henze, i cili është paraqitur gjithmonë si këshilltari gjerman i Merkel nga PD, kur na fakt është thjeshtë një i punësuar nga Basha, sot i ka nxjerrë ‘dhëmbët’ dhe ka sulmuar kryedemokratin duke dalë në krahë të Berishës.

Teksa publikon disa dokumente, Henze shkruan se Basha po bashkëpunon me rusët dhe serbët duke vepruar si anti-amerikan. Ai akuzon Bashën se ka kryer transaksioneve ‘kriminale’ të lobimit rus në SHBA, 

‘Një lider opozitar si Basha që kryen transaksione kriminale në SHBA, në prapaskenë Rusët, është partner me serbët dhe rusët, që nuk zbatojnë kushtetutën, ligjet, shpif për anëtarët e opozitës, është anti-amerikan, anti-BE, anti-shqiptar’, - ka shkruar Henze në Twitter.