Ndeshje e çmendur në Kamëz, Teuta dhe Skënderbeu ndajnë nga një pikë

Barazim spektakolar në Kamzë mes Teutës dhe Skënderbeut, që e mbyllën në barazim 2-2 përballjen mes tyre. Ndeshja e tretë radhazi pa fitore për kampionët në fuqi, që ndajnë vendin e tretë me Vllazninë me nga 13 pikë, ndërsa skuadra e Migen Memellit, që tentoi deri në fund fitoren, merr një pikë me vlera për objektivin mbijetesë dhe renditet në vend të parafundit me 7 pikë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Mensah në minutën e 19-të. Mirëpo, durrsakët nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysin rezultatin, falë dygolëshit të Lorenco Vilës (36’) (48’).

Skënderbeu nuk u demoralizua dhe ia doli të gjejë golin e barazimit me anë të Melos Bajramit (78’), i cili kishte pak çaste që ishte future në fushë. Mbrojtësi dardan shfrytëzoi një kros të ardhur nga goditja e dënimit, kërceu lart dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Të dy skuadrat u hapën, tentuan golin e fitores në minutat e mbetura, por as 7 minutat shtesë nuk prodhuan më gola dhe Teuta e Skënderbeu ndanë nga një pikë në sfidën e fundit të fazës së parë.