VIDEO-SYRI TV/ Dita e përkujtimit të viktimave të aksidenteve, Gonxhe: Database për shoferët e aksidenteve

Në përkujtimit të viktimave të aksidenteve, drejtori i policisë rrugore, Altin Qato dhe ai i transportit Rrugore Blendi Gonxhe, i kanë bërë apel drejtuesve të  makinave por edhe për këmbësorëve të respektojnë rregullat e qarkullimit. Edhe pse ka pasur ulje te numrit të viktimave, mbetet shqetësuese përdorimi i alkoolit në timon dhe kalimi i rrugëve nga këmbësorët si shkaktarë të aksidenteve.

Nga SYRI TV

Përdorimi i alkoolit nga shoferët, parakalimi i gabuar apo edhe përdorimi i celularit mbeten shkaktarët kryesor të aksidenteve rrugore ne vend. Altin Qato, drejtori i policisë rrugore në Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave të Trafikut Rrugor ka apeluar qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shpëtuar jete

Drejtori i përgjithshëm i transportit Rrugor Blendi Gonxhe u ndal të rritja e numrit te viktimave nga këmbësorët që kalojnë rrugën. Duke u ndalur të testimi per personat që do të rinovojë patentën, theksoi se do të ketë një database për personat që kanë rekorde të aksidenteve rrugore dhe nuk do të mungojë as trajnimi i tyre 

Ndërkohë që viti 2021 i cili krahasohet me 2019, numëron më pak viktima nga aksidentet rrugore.